Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cepik
cepik:

cepík,-u m. sh. -ë(t) hell akulli.

Të ngjashme:
epik:

epík,-e mb. 1. që lidhet me epikën, i epikës: vepër epike; / që shkruan vepra tregimtare: poet epik. 2. libr. fig. madhështor: luftë epike.

çapik:

çapík,-e mb., edhe si em., shumë i prapë.

çelik:

çelí/k,-ku m. sh. -qe(t) 1. metal i fortë ngjyrë hiri në të argjendtë, që del nga lidhja e hekurit me karbonin e me pak përzierje të tjera: fletë (tel) çeliku. 2. si mb. fig. shumë i fortë, i çeliktë: me grushtin çelik.

acetik:

acétik,-e mb. kim. uthullor: acid acetik.

belik:

belík,-e mb., edhe si em., vjet. shtetëror: tokë belike; mall belik (fig.) mall pa zot.