Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cepe
cepë:

cép/ë,-a f. sh. -ëra(t) leskër, cifël.

Sinonime / Të përafërta:
cifël
Të ngjashme:
cece:

cecé,-ja f. zool. mizë e vendeve të Afrikës, që shkakton sëmundjen e gjumit ose helmim.

ceke:

cék/e,-ja f. sh. -e(t) enë e cekët; xhezve njëshe.

lepe:

lépe pasth. bised. urdhëro: lepe, si the?

tepe:

tép/e,-ja f. sh. -e(t) bised. 1. kodër e vogël; majë kodre: tepja e kodrës. 2. maja e kokës, çaçkë: e goditi në tepe.

cep:

cep,-iI m. sh. -a(t) 1. maja e këndit të diçkaje; vija e ngushtë e një skaji; kënd, qoshe, skaj; majë: cepat e tryezës (e shamisë); në cep të arës (të rrugës); ma zuri cepi i veshit (fig.) e dëgjova; në një cep të zemrës (fig.); cep më cep në çdo anë, kudo; nga një skaj në tjetrin; gur me cepa; yll me pesë cepa; u ul në një cep; po më shtrove cepin e gunës, të shtroj gunën të tërë (fj. u.). 2. vend i largët dhe jo shumë i shkelur, skaj, kënd: cepi më verior (më jugor) i vendit; në çdo cep. 3. gjeom. këndi i jashtëm i një figure gjeometrike.