Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cepas
cepas:

cépas (cépazi) ndajf. nga njëri cep tek tjetri; cep më cep, kudo: i lëviz gurët cepazi.

Sinonime / Të përafërta:
kudo
Të ngjashme:
befas:

béfas ndajf. menjëherë e papritur: hyri befas; vdiq befas.

belas:

bélas ndajf. për beli: u kapën belas.

cacas:

cácas ndajf. ngadalë e me kujdes për të mos u rrëzuar: ecte cacas.

capak:

capák ndajf. ca, ndopak; paksa: piu capak.

capan:

capá/n,-ni m. sh. -j(të) 1. capë e madhe; capë. 2. litari i samarit që lidh barrën.