Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cepë
cepë:

cép/ë,-a f. sh. -ëra(t) leskër, cifël.

Sinonime / Të përafërta:
cifël
Të ngjashme:
cep:

cep,-iI m. sh. -a(t) 1. maja e këndit të diçkaje; vija e ngushtë e një skaji; kënd, qoshe, skaj; majë: cepat e tryezës (e shamisë); në cep të arës (të rrugës); ma zuri cepi i veshit (fig.) e dëgjova; në një cep të zemrës (fig.); cep më cep në çdo anë, kudo; nga një skaj në tjetrin; gur me cepa; yll me pesë cepa; u ul në një cep; po më shtrove cepin e gunës, të shtroj gunën të tërë (fj. u.). 2. vend i largët dhe jo shumë i shkelur, skaj, kënd: cepi më verior (më jugor) i vendit; në çdo cep. 3. gjeom. këndi i jashtëm i një figure gjeometrike.

cep:

cep,-iII m. sh. -a(t) vesh i vogël rrushi, bistak.

capë:

cáp/ë,-aI f. sh. -a(t) çapëI.

capë:

cáp/ë,-aII f. sh. -a(t) shtresa e fortë e tokës nën shtresën e butë që punohet, taban.

cekë:

cék/ë,-aI f. sh. -a(t) vend i cekë., cekëtinë: anë e cekë anekënd; doli në cekë.