Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cep
cep:

cep,-iI m. sh. -a(t) 1. maja e këndit të diçkaje; vija e ngushtë e një skaji; kënd, qoshe, skaj; majë: cepat e tryezës (e shamisë); në cep të arës (të rrugës); ma zuri cepi i veshit (fig.) e dëgjova; në një cep të zemrës (fig.); cep më cep në çdo anë, kudo; nga një skaj në tjetrin; gur me cepa; yll me pesë cepa; u ul në një cep; po më shtrove cepin e gunës, të shtroj gunën të tërë (fj. u.). 2. vend i largët dhe jo shumë i shkelur, skaj, kënd: cepi më verior (më jugor) i vendit; në çdo cep. 3. gjeom. këndi i jashtëm i një figure gjeometrike.

cep:

cep,-iII m. sh. -a(t) vesh i vogël rrushi, bistak.

çep:

çep,-i m. sh. -a(t) 1. cep1. 2. lëfyt i vogël: çepi i ibrikut (i çajnikut); çepi i kroit.

Sinonime / Të përafërta:
kënd
skaj
majë
kudo
bistak
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...bukur nën atë qiell, saqë të vinte të pyesje gati me nervozizëm: përse duhet të ketë gra kaq të bukura? Atij iu duk sikur kjo kishte ndodhur shumë kohë më parë dhe jo në gushtin e atij viti, në një nga ato pasditet e mrekullueshme, kur dielli skuqte si një sy i madh i lodhur dhe aty-këtu nëpër cepat e horizontit, të lehta e të pasigurta, dridheshin njollat e para të mbrëmjes. Bregu i detit mbushej plot me njerëz që shëtisnin. Gjithë shoqëria e tyre rrinin në tarracën e hotelit të madh dhe vështronin diellin që perëndonte dhe varkat e pulëbardhat mbi det. Në mbrëmje kur ndizeshin reklamat...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...e vulosjes së tyre, tregojnë se kryetari i shtetit shqiptar ka pasur dy vula zyrtare, që kishin madhësi e simbole të ndryshme. Vula e madhe zyrtare e Skënderbeut ishte në formë rrethore me diametër 41 mm dhe perimetër afro 125 mm. Në qendër ajo kishte shqiponjën dykrenore dhe yllin me gjashtë cepa, të vendosur ndërmjet krerëve të saj. Anash vula kishte rrethin me shkronja të mëdha GEORGIVS CASTRIOTIVS SCENDARBIC. Në krye të rrethit të vulës ishte shenja e diellit me tetë rreze, që ndante fillimin dhe mbarimin e emërtimit GEORGIVS CASTRIOTIVS SCENDARBIC. Shenja e diellit me tetë rreze ka...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...t'u sillte të nesërmen bukën e drekës. - Por... - ia bëri ai, - por... - Ata i dhanë besën njëri-tjetrit se nuk do t'u tregonin grave të tyre për vendimin që kishin marrë. Pra, siç e shihni, prapë na del besa. Ose, më mirë, besa bashkë me pabesinë. - Po baesa. Tani fjala u duk sikur ia çori cepat e buzëve dhe mua nuk do të më vinte çudi, sikur në to të shihja një tizgë gjaku. Desha t'i thoshja se, ashtu si në rastin e gojëdhënës së parë, edhe këtu motivi i besës vërtetonte, sipas murgjve tanë. autorësinë shqiptare të baladës, mirëpo në fytyrën e tij kishte s'di si ta them, një...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
cek:

cek kal., -a, -ur 1. prek lehtë, çik: i ceku dorën. 2. fig. e prek një çështje shkurt, zë në gojë, përmend: e ceku kalimthi. / pës. céket v. III.

cem:

cem,-i m. sh. -a(t) përrua malor me ujë shumë të ftohtë e të kulluar.

cen:

cen,-i m. sh. -e(t) 1. e metë; gjymtim nga një sëmundje etj.: njeri me cen; e la me cen; punë pa cen. 2. fig. zakon i keq, ves; njollë: me cen. e me huqe; e ka një cen.