Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cenueshem
cenueshëm:

cenúesh/ëm (i), -me (e) mb. drejt. që mund të ndryshohet ose të ndreqet: vendim i cenueshëm.

Të ngjashme:
dënueshëm:

dënúesh/ëm (i), -me (e) mb. që duhet të dënohet: sjellje e dënueshme.

banueshëm:

banúesh/ëm (i), -me (e) mb. i përshtatshëm për banim; kund. i pabanueshëm.

besueshëm:

besúesh/ëm (i), -me (e) mb. që mund t’i besohet; që mund të besohet: njeri i besueshëm; lajm i besueshëm.

gëzueshëm:

gëzúesh/ëm (i), -me (e) mb. që të gëzon; që të mbush me gëzim; gazmor, i gëzuar: çast i gëzueshëm; lajm i gëzueshëm; ditë e gëzueshme.

këndueshëm:

këndúesh/ëm (i), -me (e)I mb. që mund të mësohet e të këndohet nga të gjithë: këngë (melodi) e këndueshme.