Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cenueshëm
cenueshëm:

cenúesh/ëm (i), -me (e) mb. drejt. që mund të ndryshohet ose të ndreqet: vendim i cenueshëm.

Të ngjashme:
dënueshëm:

dënúesh/ëm (i), -me (e) mb. që duhet të dënohet: sjellje e dënueshme.

banueshëm:

banúesh/ëm (i), -me (e) mb. i përshtatshëm për banim; kund. i pabanueshëm.

besueshëm:

besúesh/ëm (i), -me (e) mb. që mund t’i besohet; që mund të besohet: njeri i besueshëm; lajm i besueshëm.

lejueshëm:

lejúesh/ëm (i), -me (e) mb. që lejohet: veprime të lejueshme.

lexueshëm:

lexúesh/ëm (i), -me (e) mb. që mund të lexohet: shkrim (mbishkrim) i lexueshëm.