Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës centurion
centurion:

centurión,-i m. sh. -ë(t) hist. kryeqindës.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...Mjaft e kishin duruar atë draumaturg trillan me ato ndikime, e bezdisshme l'n erke. Tani po fuste në teatër fantazmën. Edhe ajo u duhej Romës për t'u bërë lëmsh. Ai, Kaligula, ::'kishte ndër mend të mbante gjashtë orë fjalim për problemet e teatrit. Ai i zgjidhte punët shpejt e shpejt, me një centurion që trokiste po atë natë te dera e shkrimtarit: nesër mos u gdhi i gjallë. - Keni të drejtë të shqetësoheni, - tha tjetri me zë të ulët. - Ajo çështje është ende në hetim. Mos u gdhifsh, tha me vete Rudiani, pa qenë i sigurt se latinishtja mund ta kishte mënyrën dëshirore të foljes. Rudiani...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...Në kufirin verior me liburnët ata çliruan qytetin Promona dhe thyen ushtrinë e fortë romake të dërguar kundër tyre nga Cezari. Në vitet 47-48 në një betejë të madhe ata shkatërruan tërësisht ushtrinë romake të përbërë nga 15 kohorta këmbësorësh e 3 000 kalorës. Më shumë se 2 000 ushtarë, 30 centurionë e 4 tribunë romakë u vranë në këtë betejë. Me disfatë përfunduan edhe operacionet e tjera të ushtrisë romake, e cila u thye, duke humbur edhe flamujt. Sipas Apianit, dalmatët pas këtyre betejave « nga plaçka e shumtë që zunë jo vetëm u pasuruan në të holla, por rritën fuqinë e tyre ushtarake...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
centurie:

centúri/e,-a f. sh. -e(t) hist. qindëshe.