Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës centroj
centroj:

centr/ój kal., -óva, -úar 1. tek. ngulit në qendër a në të njëjtin bosht; e vë një vegël në qendrën më të përshtatshme për të punuar; vë në drejtpeshim: centroj thjerrëzat. 2. sport. e dërgoj topin nga anët në mes të fushës. / pës. centróhet v. III.

Të ngjashme:
censuroj:

censur/ój kal., -óva, -úar ushtroj censurën: censurojnë artikujt (letrat). / pës. censuróhem.

central:

centrál,-i m. sh. -e(t) qendër me pajisje të posaçme që e prodhon energjinë elektrike dhe e shpërndan atë; qendër e aparateve për të lidhur me telefon pajtimtarët: central elektrik (termik, atomik); central me ujë hidrocentral; central telefonik (automatik).

central:

centrál,-e mb. libr. qendror.

penetroj:

penetr/ój kal., -óva, -úar libr. depërtoj.

centrim:

centrím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljes.