Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës centrifuge
centrifug:

centrifúg,-e (centrifugál,-e) mb. spec. qendërikës.

centrifugë:

centrifúg/ë,-a f. sh. -a(t) tek. aparat për të ndarë mekanikisht një lëndë ose për t’i hequr ujin diçkaje me anë të rrotullimeve të fuqishme: centrifugë mjalti; centrifuga e makinës larëse.

Të ngjashme:
centrifugoj:

centrifug/ój kal., -óva, -úar spec. përpunoj ose thaj me centrifugë. / pës. centrifugóhet v. III.

centrifugim:

centrifugím,-i m. veprimi sipas foljes.