Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës centralizem
centralizëm:

centralíz/ëm,-mi m. libr. drejtim i përqendruar i të gjitha çështjeve shtetërore.

Të ngjashme:
centralizim:

centralizím,-i m. veprimi sipas foljes.

centralizoj:

centraliz/ój kal., -óva, -úar libr. përqendroj; / zyrt. përqendroj në një pushtet të vetëm shtetëror a në një drejtim të vetëm; kund. decentralizoj. / pës. centralizóhet v. III.

decentralizëm:

decentralíz/ëm,-mi m. libr. sistem i qeverisjes a i drejtimit i mbështetur në shpërqendrimin e pushtetit, duke ua kaluar organeve më të ulëta një pjesë të funksioneve të organeve qendrore; kund. centralizëm.

centrizëm:

centríz/ëm,-mi m. libr. qëndrim politik në mes së majtës dhe të djathtës; rrymë politike me një qëndrim të tillë.