Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cent
cent:

cent,- i m. sh. -ë(t) 1. një e qindta e dollarit. 2. qindarkë.

Sinonime / Të përafërta:
qindarkë
Të ngjashme:
cenë:

cén/ë,-a f. zell: cenë e tepruar.

cens:

cens,-i m. sh. -e(t) 1. hist. regjistrimi çdo pesë vjet i pasurisë së qytetarëve në Romën e lashtë sipas kategorive për të vjelë taksat. 2. libr. kusht që kufizon ose mohon të drejtat e qytetarëve: censi i pasurisë (i moshës, i arsimit, i banimit); censi i votimit.

centë:

céntë (i, e) mb. që ka një cen; me cen: punë e centë.

centi:

centi- fjalëform. pjesë e parë e fjalëve të përbëra, që shënon një të qindtën e njësisë matëse bazë (p.sh. centigradë, centigram, centilitër, centimetër etj.).

cen:

cen,-i m. sh. -e(t) 1. e metë; gjymtim nga një sëmundje etj.: njeri me cen; e la me cen; punë pa cen. 2. fig. zakon i keq, ves; njollë: me cen. e me huqe; e ka një cen.