Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës censurë
censurë:

censúr/ë,-a f. kontrolli i veprave para se të botohen a të shfaqen; kontrolli i letrave, i telegrameve etj. para se t’u dorëzohen marrësve; organ që merret me këtë detyrë: censurë ushtarake (shtetërore); kaloi pa censurë (edhe fig.) kaloi pa kontroll, lirisht.

Sinonime / Të përafërta:
lirisht
Të ngjashme:
censuroj:

censur/ój kal., -óva, -úar ushtroj censurën: censurojnë artikujt (letrat). / pës. censuróhem.

cenosur:

cenósur (i, e) mb. i cenuar.

censurim:

censurím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljes.

censor:

censór,-i m. sh. -ë(t) 1. hist. ai që bënte censin në Romën e lashtë. 2. ai që bën censurën.

cezurë:

cezúr/ë,-a f. sh. -a(t) let. pushim i shkurtër brenda një vargu gjatë leximit; muz. pushim që shënon ndarjes e ritmit në një melodi: cezurë fundore.