Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës censor
censor:

censór,-i m. sh. -ë(t) 1. hist. ai që bënte censin në Romën e lashtë. 2. ai që bën censurën.

Të ngjashme:
censurë:

censúr/ë,-a f. kontrolli i veprave para se të botohen a të shfaqen; kontrolli i letrave, i telegrameve etj. para se t’u dorëzohen marrësve; organ që merret me këtë detyrë: censurë ushtarake (shtetërore); kaloi pa censurë (edhe fig.) kaloi pa kontroll, lirisht.

cingor:

cingór,-i m. acar, cingërimë; cipë e hollë a hell akulli.

mendor:

mendór,-e mb. që lidhet me mendjen ose me mendimin, i mendjes ose i mendimit: punë (ngarkesë) mendore; sëmundje mendore.

pendor:

pendór,-e mb. bot. që ka trajtën e një pende: gjethe pendore.

qenësor:

qenësór,-e mb. libr. i qenësishëm, thelbësor: dallim qenësor.