Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës censhëm
censhëm:

cénsh/ëm (i), -me (e) mb. i zellshëm.

Të ngjashme:
cenueshëm:

cenúesh/ëm (i), -me (e) mb. drejt. që mund të ndryshohet ose të ndreqet: vendim i cenueshëm.

cikshëm:

cíksh/ëm (i), -me (e) mb. i lëngshëm (për pemët).

dejshëm:

déjshëm ndajf. në gjendje të dehur: erdhi (ishte) dejshëm.

hershëm:

hérsh/ëm (i), -me (e) mb. 1. që lidhet me fillimin e moshës ose të një periudhe historike; që ka ndodhur në të shkuarën e largët: në djalërinë e hershme; qytetërim i hershëm; kund. i vonë. 2. që fillon më përpara se zakonisht (për stinë); që mbillet herët; që piqet ose prodhohet më shpejt se zakonisht; kund. i vonë: pranverë e hershme; perime të hershme.

mendshëm:

méndsh/ëm (i), -me (e) mb. i mençur.