Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cenoj
cenoj:

cen/ój kal., -óva, -úar 1. nis të ha një pjesë të vogël të një buke, të një gjelle etj.; prek: e cenoi byrekun; nuk e ka cenuar askush. 2. fig. e dëmtoj a e prish pak, e prek; shkel, dhunoj: ia cenoi shëndetin; i cenoi lirinë; / ia njollos emrin e mirë; e prek në sedër, e fyej: i cenoi nderin (famën). / pës. cenóhem.

Sinonime / Të përafërta:
prek
shkel
dhunoj
Të ngjashme:
cekoj:

cek/ójI kal., -óva, -úar 1. cek, çik. 2. jokal. prek në vend të cekët; zë në tokë: cekoi lundra. / pës. cekóhet v. III.

cekoj:

cekó/jII kal., -óva, -úar 1. zakon. v. III e bën të cekët: thatësira e cekoi lumin. 2. e kaloj cekët, nuk e fut thellë: cekoj parmendën.

cenos:

cenós kal., -a, -ur 1. cenoj. 2. e bëj me cen, gjymtoj. / pës. cenósem.

lenoj:

len/ój kal., -óva, -úar bised. lehtësoj.

penoj:

pen/ój kal., -óva, -úar bëj një vijë të drejtë mbi diçka me anë të një peri të ngjyer me bojë: penoj dërrasën (murin). / pës. penóhet v. III.