Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cenge
cengë:

céng/ë,-a f. sh. -a(t) shami, me të cilën i lidhin gojën të vdekurit: të lidhsha cengën! (mallk.) vdeksh!

Të ngjashme:
cangë:

cáng/ë,-a f. sh. -a(t), edhe si mb., bised. 1. pemë e papjekur dhe e fortë: fik cangë. 2. fig. njeri i papjekur nga mendja.

centë:

céntë (i, e) mb. që ka një cen; me cen: punë e centë.

cergë:

cérg/ë,-a f. sh. -a(t) 1. qilim ose mbulesë e ashpër leshi: cergë e dhirtë; / tendë me një mbulesë të tillë: cergat e stanit. 2. pëlhurë e hollë, tis: cergë e mëndafshtë (e pambuktë); cergë basmaje; kryes. sh. rrecka, lecka, zhele: mblodhi cergat. 3. pëlhurë merimange.

cungë:

cúng/ë,-a f. sh. -a(t) 1. dele a dhi me bisht të prerë ose me brirë të shkurtër. 2. mishi i dhëmbëve përpara se të dalin dhëmbët e qumështit; trysat.

çengel:

çengél,-i m. sh. -a(t) 1. grep hekuri për të varur a për të kapur diçka; kanxhë; grremç: çengeli i vargoit (i pusit); çengeli i zjarrit vargori; çengeli i barkës (i anijes) spiranca; çdo mish (berr) varet në çengelin e vet (fj. u.). 2. rezja e derës, e dritares etj. 3. fig. njeri shumë dorështrënguar.