Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cenak
cenak:

cenák,-e mb., edhe si em., që zgjedh shumë e bën naze në të ngrënë, buzëhollë.

Sinonime / Të përafërta:
buzëhollë
Të ngjashme:
çanak:

çanák,-u m. sh. -ë(t) tas i madh prej balte për gjellë; sahan, misur.

çunak:

çunák,-u m. sh. -ë(t), edhe fig., mospërf. bised. çun i vogël, çilimi, kalama: punë çunakësh.

banak:

banák,-u m. sh. -ë(t) tryezë e posaçme në lokale e dyqane, me rafte të mbyllura zakonisht me xham, ku mbahen ëmbëlsira, pije etj.

capak:

capák ndajf. ca, ndopak; paksa: piu capak.

cecat:

cecát (cecás) kal. -a, -ur pres diçka në pjesë të vogla; grimcoj. / pës. cecátet v. III.