Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cen
cen:

cen,-i m. sh. -e(t) 1. e metë; gjymtim nga një sëmundje etj.: njeri me cen; e la me cen; punë pa cen. 2. fig. zakon i keq, ves; njollë: me cene e me huqe; e ka një cen.

Sinonime / Të përafërta:
ves
njollë
Të ngjashme:
cek:

cek kal., -a, -ur 1. prek lehtë, çik: i ceku dorën. 2. fig. e prek një çështje shkurt, zë në gojë, përmend: e ceku kalimthi. / pës. céket v. III.

cem:

cem,-i m. sh. -a(t) përrua malor me ujë shumë të ftohtë e të kulluar.

cenë:

cén/ë,-a f. zell: cenë e tepruar.

cens:

cens,-i m. sh. -e(t) 1. hist. regjistrimi çdo pesë vjet i pasurisë së qytetarëve në Romën e lashtë sipas kategorive për të vjelë taksat. 2. libr. kusht që kufizon ose mohon të drejtat e qytetarëve: censi i pasurisë (i moshës, i arsimit, i banimit); censi i votimit.

cent:

cent,- i m. sh. -ë(t) 1. një e qindta e dollarit. 2. qindarkë.