Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cem
cem:

cem,-i m. sh. -a(t) përrua malor me ujë shumë të ftohtë e të kulluar.

çem:

çem,-i m. sh. -a(t) degë; bigë, çatall; gdhe: çem lisi; çemi i brirëve të kaprollit.

çem:

çem kal., -a, -ur 1. zë në gojë, përmend; kujtoj. 2. jokal. nis të dalë diçka: i çemën mustaqet.

Të ngjashme:
cek:

cek kal., -a, -ur 1. prek lehtë, çik: i ceku dorën. 2. fig. e prek një çështje shkurt, zë në gojë, përmend: e ceku kalimthi. / pës. céket v. III.

cen:

cen,-i m. sh. -e(t) 1. e metë; gjymtim nga një sëmundje etj.: njeri me cen; e la me cen; punë pa cen. 2. fig. zakon i keq, ves; njollë: me cen. e me huqe; e ka një cen.

cep:

cep,-iI m. sh. -a(t) 1. maja e këndit të diçkaje; vija e ngushtë e një skaji; kënd, qoshe, skaj; majë: cepat e tryezës (e shamisë); në cep të arës (të rrugës); ma zuri cepi i veshit (fig.) e dëgjova; në një cep të zemrës (fig.); cep më cep në çdo anë, kudo; nga një skaj në tjetrin; gur me cepa; yll me pesë cepa; u ul në një cep; po më shtrove cepin e gunës, të shtroj gunën të tërë (fj. u.). 2. vend i largët dhe jo shumë i shkelur, skaj, kënd: cepi më verior (më jugor) i vendit; në çdo cep. 3. gjeom. këndi i jashtëm i një figure gjeometrike.