Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës celofanoj
celofanoj:

celofan/ój kal., -óva, -úar tek. vesh a mbështjell me fletë celofani: celofanoj librat. / pës. celofanóhet v. III.

Të ngjashme:
celofanim:

celofaním,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljes.

celofan:

celofán,-i m. lëndë e tejdukshme, që bëhet nga celuloza; fletë e hollë prej kësaj lënde: letër celofani; mbështjell me celofan.