Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës celinë
celinë:

celín/ë,-a f. sh. -a(t) 1. tabani i tokës. 2. ngricë, të ftohtë i madh.

Sinonime / Të përafërta:
ngricë
Të ngjashme:
cilinë:

cilín/ë,-a f. sh. -a(t) art. përparëse mëndafshi e qëndisur me ar.

çetinë:

çetín/ë,-a f. sh. -a(t) 1. bot. pishë e zezë, borigë. 2. sh. fig. flokë të kreshpëruar përpjetë: e kapi për çetinash.

selino:

selinó,-ja sh -(të) [selín/ë,-a f. sh. -a(t)] f. bot. bimë si majdanozi, por me gjethe më të mëdha, e cila përdoret si erëz: selino e egër sherp.

pelin:

pelín,-i m. (pelín/ë,-a f.) 1. bot. barishte shumë e hidhur, me lule të vogla të verdheme, që përdoret në mjekësi, për prodhimin e pijeve të ndryshme etj. 2. fig. hidhërim i madh, helm. 3. si mb., edhe fig., shumë i hidhur, helm: e kam gojën pelin. 4. si ndajf. shumë (me mbiemrin i hidhur): ishte pelin i hidhur.

çelnik:

çelník,-u m. sh. -ë(t) vjet. 1. pronar i një tufe të madhe bagëtish; kryetari i barinjve. 2. stanar, stopan.