Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cektësoj
cektësoj:

cektës/ój kal., -óva, -úar cekoj.

Të ngjashme:
lehtësoj:

lehtës/ój kal., -óva, -úar 1. e bëj më të lehtë në peshë; ia zvogëloj një peshë të rëndë; kund. rëndoj: e ka lehtësuar çantën; e lehtësoi kalin (mushkën). 2. ia bëj më të lehtë një punë, një detyrë etj.; ia pakësoj vështirësitë: ia lehtësoi detyrën; ia lehtësoi fajin (dënimin); ia lehtësoi sëmundjen (dhembjen).

saktësoj:

saktës/ój kal., -óva, -úar e bëj më të saktë diçka, e përcaktoj me saktësi; e shpreh më qartë e më me saktësi: e saktësoi kohën e ngjarjes; i saktësoi atë që kishte thënë. / pës. saktësóhet v. III.

cektësim:

cektësím,-i m. cekim.

cektësi:

cektësí,-a f. sh. -(të) 1. të qenët i cekët; vend i cekët, cekëtinë; kund. thellësi: cektësia e liqenit. 2. fig. të qenët i cekët (nga mendja); kund. thellësi: e trajtoi me cektësi.

jetësoj:

jetës/ój kal., -óva, -úar libr. vë në jetë; i jap jetë: jetësojnë mendimet (ëndrrat). / pës. jetësóhet v. III.