Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cektësi
cektësi:

cektësí,-a f. sh. -(të) 1. të qenët i cekët; vend i cekët, cekëtinë; kund. thellësi: cektësia e liqenit. 2. fig. të qenët i cekët (nga mendja); kund. thellësi: e trajtoi me cektësi.

Sinonime / Të përafërta:
cekëtinë
Antonime:
thellësi
Të ngjashme:
cektësim:

cektësím,-i m. cekim.

cektësirë:

cektësír/ë,-a f. sh. -a(t) cekëtinë.

cektësoj:

cektës/ój kal., -óva, -úar cekoj.

lehtësi:

lehtësí,-a f. sh. -(të) 1. nj. të qenët i lehtë për t’u bërë, për t’u kapërcyer, për t’u arritur etj.; aftësia për të bërë diçka lehtë, pa mundime e pa lodhje; kund. vështirësi: e bëri (e gjeti) me lehtësi; ka lehtësi në të folur (në të shkruar). 2. kushte e rrethana të volitshme që i krijohen dikujt ose ndihmë që i jepet atij për ta kryer punën më lehtë, për të kapërcyer vështirësitë: u janë krijuar lehtësi të mëdha.

saktësi:

saktësí,-a f. të qenët i saktë; vetia e dikujt a e diçkaje të saktë; përpikëri: saktësia e llogaritjeve; e mati (e di) me saktësi.