Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ceketine
cekëtinë:

cekëtín/ë,-a (cekëlín/ë, -a) f. sh. -a(t) 1. vend i cekët: cekëtinat e bregdetit. 2. fig. libr. të qenët i cekët nga mendja, cektësi.

Sinonime / Të përafërta:
cektësi
Të ngjashme:
cofëtinë:

cofëtín/ë,-a f. sh. -a(t) ngordhësirë, kërmë: ushqehet me cofëtina.

çetinë:

çetín/ë,-a f. sh. -a(t) 1. bot. pishë e zezë, borigë. 2. sh. fig. flokë të kreshpëruar përpjetë: e kapi për çetinash.