Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës ceket
ceke:

cék/e,-ja f. sh. -e(t) enë e cekët; xhezve njëshe.

cekët:

cékët (i, e) mb. 1. që nuk është thellë; që është a që bëhet afër sipërfaqes; kund. i thellë: lumë (liqen) i cekët; gropë e cekët; rrënjë të cekëta; punim i cekët (i tokës). 2. fig. që nuk hyn në thelbin e diçkaje, i sipërfaqshëm, i përciptë; i dobët; kund. i thellë: njeri i cekët; njohuri të cekëta; gjumë i cekët; e ka kokën të cekët nuk mendon thellë, është mendjelehtë. 3. -, -a (e) f. sh. -a(t) (të) cekëtinë; kund. e thella: ngeci në të cekët.

cekët:

cékët ndajf. 1. jo thellë; kund. thellë: e lëroi cekët; është cekët. 2. fig. pa u thelluar, përciptas; kund. thellë: e njeh cekët.

çeke:

çek,-e, -ja f. sh. -e(t).

Të ngjashme:
teket:

ték/et jokal. v. III, -(u), -ur (me trajtë të shkurtër përemërore) më vete mendja papritur për diçka; më lind befas një ide, më hipën një dëshirë: iu tek për një kafe.

mekët:

mékët (i, e) mb. 1. pak i njomur, i mekur. 2. i dobët, mekës: dritë e mekët.