Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cekash
cekash:

cékash ndajf. mënyrë të luajturi me disa veta, nga të cilët njëri i ndjek të tjerët për t’i prekur.

Të ngjashme:
çetash:

çétash ndajf. mënyrë të luajturi me dy grupe, pjesëtarët e të cilëve përpiqen të prekin me dorë kundërshtarët.

çikash:

çíkash ndajf. çika-çika.

copash:

cópash ndajf. në shumë copa, copë-copë.

lerash:

lerásh,-e mb., edhe si em. 1. i fëlliqur me lerë; i palarë, i ndyrë. 2. fig. gojëndyrë; i pamoralshëm.

petash:

pétash (pétas) ndajf. mënyrë të luajturi me një pllakëz guri e tjegulle, të cilën e shtyjmë duke u hedhur mbi një këmbë nëpër disa katrorë a rrathë të vizatuar në tokë: luajnë petash.