Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cekët
cekët:

cékët (i, e) mb. 1. që nuk është thellë; që është a që bëhet afër sipërfaqes; kund. i thellë: lumë (liqen) i cekët; gropë e cekët; rrënjë të cekëta; punim i cekët (i tokës). 2. fig. që nuk hyn në thelbin e diçkaje, i sipërfaqshëm, i përciptë; i dobët; kund. i thellë: njeri i cekët; njohuri të cekëta; gjumë i cekët; e ka kokën të cekët nuk mendon thellë, është mendjelehtë. 3. -, -a (e) f. sh. -a(t) (të) cekëtinë; kund. e thella: ngeci në të cekët.

cekët:

cékët ndajf. 1. jo thellë; kund. thellë: e lëroi cekët; është cekët. 2. fig. pa u thelluar, përciptas; kund. thellë: e njeh cekët.

Sinonime / Të përafërta:
përciptas
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...gjinisë matriarkale Nga materialet e zbuluara në vendbanimet neolitike të vendit tonë del se bujqësia përbënte një nga format kryesore të prodhimit dhe sidomos tek ato bashkësi primitive që banonin në toka pjellore, si p.sh. në pellgun e Korçës, në fushën e Cakranit (Fier) etj.. Toka punohej cekët me shat prej guri ose briri dreri. Kjo ishte forma më primitive e punimit të tokës. Në këtë kohë mbillej gruri si dhe llojet e tjera të drithërave. Këtë e tregojnë farërat e karbonizuara të zbuluara në shtresat neolitike të Podgories, të Konispolit, të Maliqit apo në muret e banesave të lyera me...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
mekët:

mékët (i, e) mb. 1. pak i njomur, i mekur. 2. i dobët, mekës: dritë e mekët.

cekë:

cék/ë,-aI f. sh. -a(t) vend i cekë., cekëtinë: anë e cekë anekënd; doli në cekë.

cekë:

cék/ë,-aII f. pjesa më e mirë, balli; maja: ceka e gjellës; ceka e qumështit ajka; ceka e djemve; ceka e tokës.

cekë:

cék/ë,-aIII f. loja cekash.