Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cekë
cekë:

cék/ë,-aI f. sh. -a(t) vend i cekët, cekëtinë: anë e cekë anekënd; doli në cekë.

cekë:

cék/ë,-aII f. pjesa më e mirë, balli; maja: ceka e gjellës; ceka e qumështit ajka; ceka e djemve; ceka e tokës.

cekë:

cék/ë,-aIII f. loja cekash.

ceke:

cék/e,-ja f. sh. -e(t) enë e cekët; xhezve njëshe.

Sinonime / Të përafërta:
cekëtinë
balli
maja
Të ngjashme:
cek:

cek kal., -a, -ur 1. prek lehtë, çik: i ceku dorën. 2. fig. e prek një çështje shkurt, zë në gojë, përmend: e ceku kalimthi. / pës. céket v. III.

cakë:

cák/ë,-a f. sh. -a(t) trastë e vogël; qese: caka e bukës; një cakë miell.