Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cefël
cefël:

céf/ël,-la f. sh. -la(t) 1. lëvore e hollë e kokrrave të drithit, e farave, e vezëve etj.; gujavë. 2. leskër; copë e vogël e shumë e hollë, cifël: cefla suvaje; cefël xhami (guri).

Sinonime / Të përafërta:
gujavë
leskër
cifël
Të ngjashme:
cifël:

cíf/ël,-la f. sh. -la(t) copë e vogël, e hollë ose me majë të mprehtë, që shkëputet nga një send i fortë: cifël guri (xhami); cifël druri spicë; cifël predhe.

cufël:

cúf/ël,-la f. sh. -la(t) 1. flokë të trashë bore; shtëllungë fare e vogël; tufë e vogël fijesh: cufla leshi. 2. si ndajf. pezull, si pendë, si pupël: e çoi cufël.

cufil:

cufíl,-i m. sh. -a(t) 1. liqen i vogël në mal. 2. si ndajf. vetëm, fillikat: mbeti cufil. 3. si ndajf. pingul; drejt e në tokë: ra cufil.nga pema.

cakël:

cák/ël,-la f. sh. -la(t) kapë e vogël të lashtash, misri etj.: cakla gruri.

cedër:

céd/ër,-ri m. sh. -ra(t) bot. dru i lartë halor, që rritet në disa vende të Azisë e të Afrikës.