Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cedër
cedër:

céd/ër,-ri m. sh. -ra(t) bot. dru i lartë halor, që rritet në disa vende të Azisë e të Afrikës.

Të ngjashme:
sedër:

séd/ër,-ra f. 1. ndjenja e nderimit që ka njeriu për vlerën e vet; vlerësimi për zotësinë e vet në një punë a në një mjeshtëri: sedra profesionale; sedër e sëmurë; e preku (e lëndoi) në sedër. 2. shtytje e brendshme për ta bërë diçka sa më mirë; ambicie, zell: njeri me sedër; ka vënë (ha) sedër (me dikë) përpiqet t’ia kalojë dikujt në një punë etj.

vedër:

véd/ër,-ra f. sh. -ra(t) enë druri me grykë të gjerë për të mjelë bagëtinë, për të mbajtur bulmetin etj.; mjelcë; sheke: vedër me djathë (me gjizë).

çadër:

çád/ër,-ra f. sh. -ra(t) 1. mjet për t’u mbrojtur nga shiu ose nga dielli, me pëlhurë të nderë në tela që hapen e mbyllen dhe me bisht zakonisht të drunjtë a të metaltë; ombrellë: çadër burrash (grash). 2. tendë pëlhure për të banuar përkohësisht: çadër ushtarake; çadër alpinistësh (gjeologësh). 3. fig. strehë; mburojë: iu bë çadër dikujt.

qeder:

qedér,-i m. sh. -e(t) bised. 1. dëm: i bën qeder e dëmton. 2. humbje; kund. qar: punë me qeder. 3. fig. shqetësim; hall; hidhërim: nuk e ha (nuk e zë) qederi nuk shqetësohet; mos ki qeder! mos u merakos.

cekur:

cekúr (i, e) mb. që është cekur.