Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cece
cece:

cecé,-ja f. zool. mizë e vendeve të Afrikës, që shkakton sëmundjen e gjumit ose helmim.

çeçe:

çéç/e,-ja f. bised. 1. përshesh me bukë e me djathë, i ngjeshur si top: e bëri çeçe (edhe fig.) e dërrmoi dhe e shtypi fare; e bëri copë. 2. përshesh i qullët; papare: çeçe me qumësht.

Të ngjashme:
ceke:

cék/e,-ja f. sh. -e(t) enë e cekët; xhezve njëshe.

pece:

péc/e,-ja f. sh. -e(t) copë pëlhure për të fshirë enët, orenditë etj.; / kryes. sh. copë pëlhure e butë, që e përdorin ushtarët për të mbështjellë këmbët; / rrip i gjatë prej pëlhure të rrallë për të lidhur plagën, fashë.

kece:

kec,-e, -ja f. sh. -e(t).

cekë:

cék/ë,-aI f. sh. -a(t) vend i cekë., cekëtinë: anë e cekë anekënd; doli në cekë.