Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cecat
cecat:

cecát (cecás) kal. -a, -ur pres diçka në pjesë të vogla; grimcoj. / pës. cecátet v. III.

Sinonime / Të përafërta:
grimcoj
Të ngjashme:
cucat:

cucát (cucás) jokal., -a, -ur çuçurit.

cacas:

cácas ndajf. ngadalë e me kujdes për të mos u rrëzuar: ecte cacas.

cacit:

cacít jokal., -a, -ur eci ngadalë e me zor, cac.

cekët:

cékët (i, e) mb. 1. që nuk është thellë; që është a që bëhet afër sipërfaqes; kund. i thellë: lumë (liqen) i cekët; gropë e cekët; rrënjë të cekëta; punim i cekët (i tokës). 2. fig. që nuk hyn në thelbin e diçkaje, i sipërfaqshëm, i përciptë; i dobët; kund. i thellë: njeri i cekët; njohuri të cekëta; gjumë i cekët; e ka kokën të cekët nuk mendon thellë, është mendjelehtë. 3. -, -a (e) f. sh. -a(t) (të) cekëtinë; kund. e thella: ngeci në të cekët.

cenak:

cenák,-e mb., edhe si em., që zgjedh shumë e bën naze në të ngrënë, buzëhollë.