Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës carist
carist:

caríst,-i m. sh. -ë(t) hist. 1. përkrahës a mbështetës i carit ose i carizmit. 2. si mb. që lidhet me carin a me carizmin: regjimi carist.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...Viktor Hygo, ka jetuar afro njëzet vite i mërguar në një ishull të Lamanshit dhe ju ka lejuar të kthehet në atdhe vetëm atëherë kur e kishte njërën këmbë në varr; Dostojevski, Çernishevski dhe një numër i tërë shkrimtarësh rusë të shekullit të kaluar janë kalbur me vite nëpër kazamatet e pushtetit carist; prozatori i shquar francez, Emil Zola, në vend të kujdesit shtetëror për jetën e tij është gjetur i helmuar me gjithë të shoqen prej rojtarëve të pushtetit; prozatori dhe dramaturgu i shquar rus, Anton Pavlloviç Çehov, është sjellë i vdekur prej vendshërimit deri në Rusi në një vagon mes peshqve...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
afarist:

afaríst,-i m. sh. -ë(t) sipërmarrës i madh privat në tregti, në ndërtim etj.

artist:

artíst,-i m. sh. -ë(t) 1. ai që luan me mjeshtëri një pjesë teatrale a muzikore, një rol në film etj.: artistët shqiptarë; artist cirku. 2. krijues veprash arti në pikturë, në skulpturë, në muzikë etj. 3. fig. mjeshtër i shquar në një punë: është artist si rrobaqepës.

gardist:

gardíst,-i m. sh. -ë(t) ushtar a oficer i gardës.

harpist:

harpíst,-i m. sh. -ë(t) ai që i bie harpës.

jurist:

juríst,-i m. sh. -ë(t) specialist në drejtësi.