Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës caran
caran:

cará/n,-ni m. sh. -nj(të) guri i vatrës; gur i madh e i ngulur diku: zuri caranin zuri qoshen e vatrës; iu shkimtë carani! (mallk.) iu shoftë vatra!; rrinte si caran.

Të ngjashme:
capan:

capá/n,-ni m. sh. -j(të) 1. capë e madhe; capë. 2. litari i samarit që lidh barrën.

carac:

carác,-i m. sh. -(ë)t [carác/ë,-a f. sh. -a(t)] bot. dru i lartë i vendeve të ngrohta, që bën kokrra të vogla, të zeza, me bërthamë të madhe e me bisht të gjatë; kokrrat e këtij druri.

faran:

farán,-i m. sh. -ë(t) 1. kalli misri i zgjedhur për farë. 2. fig. burrë i shëndoshë, i fuqishëm e trim: shtëpi faranësh.

jaran:

jarán,-i m. sh. -ë(t) bised. 1. i dashuri i dikujt; keq. dashnor. 2. vjet. mik i afërt; shok: i erdhën miq e jaranë.

laran:

larán,-e mb., edhe si em., i larmë, laraman: dele larane; misër laran.