Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës capoj
capoj:

cap/ój kal., -óva, -úar çapoj. / pës. capóhet v. III.

çapoj:

çap/ójI jokal., -óva, -úar bised. hedh çap.n ngadalë, mezi eci; çap.

çapoj:

çap/ójII kal., -óva, -úar mih me çapë, çapit. / pës. çapóhet v. III.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...fraza është gjykuar e dykuptimshme, ngaqë nuk është e qartë se ç'quhej vdekje prej tij: pranimi i luftës apo i vasalitetit. S'kanë qenë puthadorë, e megjithatë në kohë të tilla mund të presësh gjithçka. Përherë e më shpesh sjell ndër mend emblemat e tyre plot me krifa luanësh, dhëmbë, kthetra e capoj zogjsh, si për të marrë vesh qëndrimet që do të mbajnë... E po aq shpesh më kujtohet e qeshura e të dy konteshëzave në breg të Ujanës së Keqe, si qesëndiseshin ato me emrin “Abdullahth”, si bënin pastaj thashetheme për kunatën e tyre, Katrinën, “mbretëreshën”, siç e thërrisnin me tallje, ngaqë...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
capor:

capór,-i m. sh. -ë(t) çapëI.

qapoj:

qap/ój kal., -óva, -úar 1. i vë mandallin derës a dritares; mbyll me mandall. 2. e kap, e mbërthej dhe nuk e lë të ikë: qapoi një dhelpër. 3. rrëmbej fshehurazi diçka. / pës. qapóhet v. III.

vapoj:

vap/ój jokal., -óva, -úar 1. kaloj vapën në një vend me hije; mërzej: vapuan në pyll; vapon bagëtia. 2. vapëtoj.