Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës capërloj
capërloj:

capërl/ój kal., -óva, -úar bised. copëtoj.

Sinonime / Të përafërta:
copëtoj
Të ngjashme:
capëlloj:

capëll/ój jokal. kryes. v. III, -óva, -úar shteroj; firon, men: capëlloi qumështi i bagëtive.

çapëloj:

çapël/ój kal., -óva, -úar 1. e shqyej duke e tërhequr fort nga të dyja anët; hap fort: e çapëloi degën (mishin); e çapëloi gojën. 2. kapërcej me vrull: e çapëloi hendekun.

cakëlloj:

cakëll/ój kal. dhe jokal., -óva, -úar çokas; kërcëlloj: i cakëlluan gotat; i cakëllonin dhëmbët. / pës. cakëllóhet v. III.

cakërroj:

cakërr/ój kal., -óva, -úar bised. 1. përpjek lehtë, çokas: cakërruan gotat; cakërroi kokën te dera; jokal. v. III fig. nxjerr tingull të lehtë. 2. fig. acaroj fjalët me dikë.

gapërroj:

gapërr/ój kal., -óva, -úar zgurdulloj sytë e i ngul në një pikë.