Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës capëlloj
capëlloj:

capëll/ój jokal. kryes. v. III, -óva, -úar shteroj; firon, men: capëlloi qumështi i bagëtive.

Të ngjashme:
cakëlloj:

cakëll/ój kal. dhe jokal., -óva, -úar çokas; kërcëlloj: i cakëlluan gotat; i cakëllonin dhëmbët. / pës. cakëllóhet v. III.

capërloj:

capërl/ój kal., -óva, -úar bised. copëtoj.

çakëlloj:

çakëll/ój kal., -óva, -úar 1. bëj zhurmë çak-çak duke goditur lehtë me diçka. 2. gdhend. / pës. çakëllóhet v. III.

çapëloj:

çapël/ój kal., -óva, -úar 1. e shqyej duke e tërhequr fort nga të dyja anët; hap fort: e çapëloi degën (mishin); e çapëloi gojën. 2. kapërcej me vrull: e çapëloi hendekun.

cikëlloj:

cikëll/ój kal., -óva, -úar mih imët a cekët: i cikëlloi perimet. / pës. cikëllóhet v. III.