Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cangull
cangull:

cángull mb. 1. i papjekur, i pabërë: pjepër cangull. 2. si em. m. callangur. 3. si ndajf. ngrirë, ngurosur: mbeti cangull.

Sinonime / Të përafërta:
callangur
ngrirë
ngurosur
Të ngjashme:
cingull:

cíngu/ll,-lli m. sh. -j(t) fik i vonë, me kokrra të bardha e të vogla.

gangull:

gángull ndajf. krahin. si një e tërë e vetme, pa u ndarë në pjesë; krejt: e poqi pulën gangull.

dangall:

dangáll,-i m. sh. -ë(t), edhe si mb., bised. përçm. njeri i shëndoshë e barkmadh. 2. fig. njeri i trashë nga mendja ose kokëfortë; teveqel.

gargull:

gárgu/ll,-lli m. sh. -j(t) zool. 1. bregcë. 2. shturë.

gargull:

gárgull ndajf. plot e përplot: e mbushi gargull.