Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës canger
cangër:

cángër mb. i fortë, i ngurtë; i ndenjur, bajat: bukë cangër.

Sinonime / Të përafërta:
bajat
Të ngjashme:
cangël:

cáng/ël,-la f. sh. -la(t) bised. 1. kapëse e vogël për të mbërthyer rrobat ose për të varur diçka; mbërtheckë. 2. sh. rrecka, zhele. 3. si ndajf. varur, pezull: e mbante këmbën cangël.

cangë:

cáng/ë,-a f. sh. -a(t), edhe si mb., bised. 1. pemë e papjekur dhe e fortë: fik cangë. 2. fig. njeri i papjekur nga mendja.

cingor:

cingór,-i m. acar, cingërimë; cipë e hollë a hell akulli.

cungel:

cungél,-e mb. cung.

hangar:

hangár,-i m. sh. -e(t) ndërtesë e posaçme për të mbajtur vegla bujqësore, për të tharë misër etj.; ndërtesë për strehim e shërbime të avionëve: hangar duhani (pambuku); hangar për avionët e vjetër.