Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cangë
cangë:

cáng/ë,-a f. sh. -a(t), edhe si mb., bised. 1. pemë e papjekur dhe e fortë: fik cangë. 2. fig. njeri i papjekur nga mendja.

Të ngjashme:
çangë:

çáng/ë,-a f. sh. -a(t) pllakë metali ose copë gypi, së cilës i bien për të dhënë një sinjal; tingëllima e saj: ra çanga; u dëgjua çanga.

cangël:

cáng/ël,-la f. sh. -la(t) bised. 1. kapëse e vogël për të mbërthyer rrobat ose për të varur diçka; mbërtheckë. 2. sh. rrecka, zhele. 3. si ndajf. varur, pezull: e mbante këmbën cangël.

cangër:

cángër mb. i fortë, i ngurtë; i ndenjur, bajat: bukë cangër.

cengë:

céng/ë,-a f. sh. -a(t) shami, me të cilën i lidhin gojën të vdekurit: të lidhsha cengën! (mallk.) vdeksh!

cungë:

cúng/ë,-a f. sh. -a(t) 1. dele a dhi me bisht të prerë ose me brirë të shkurtër. 2. mishi i dhëmbëve përpara se të dalin dhëmbët e qumështit; trysat.