Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës calikoj
calikoj:

calik/ój kal., -óva, -úar fryj, e bëj kacek.

Të ngjashme:
mallkoj:

mallk/ój kal., -óva, -úar 1. i them dikujt a them për dikë fjalë të rënda, duke i dëshiruar fatkeqësi; nëm; e qortoj a e shaj për diçka; kund. bekoj; uroj: mallkonte veten për atë që bëri. 2. fet. e quaj dikë jashtë udhës së fesë; i jap dënimin e perëndisë; shkishëroj: kisha ka mallkuar heretikët. / pës. mallkóhem.

calikim:

calikím,-i m. veprimi sipas foljeve.

klikoj:

klik/ój jokal., -óva, -úar kompj. ndaloj dhe shtyp kursorin e kompjuterit në një pikë të caktuar të ekranit për të përftuar një të dhënë: klikoj dy herë.

calik:

calík,-u m. sh. -ë(t) 1. kacek, shakull: caliku i farkëtarit. 2. trastë e vogël lëkure, për barinj. 3. tek. oxhaku i minierës.

cikoj:

cik/ój kal., -óva, -úar 1. prek lehtë, cek. 2. fig. ngacmoj, thumboj: e cikoi keq. / pës. cikóhem.