Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cakulthi
cakulthi:

cakúlthi ndajf. me trup të kërrusur, gërmuq: punonte cakulthi.

Sinonime / Të përafërta:
gërmuq
Të ngjashme:
cakthi:

cákthi ndajf. doçash.

çapunthi:

çapúnthi ndajf. me hap të shpejtë: kali ecte çapunthi.

çakthi:

çákthi ndajf. me ashpërsi të madhe; dhëmbë për dhëmbë: e priti çakthi.

çalthi:

çálthi ndajf. 1. duke çaluar: ecte çalthi; valle çalthi valle gjatë së cilës bëhen disa hapa duke çaluar. 2. fig. me të meta e ngadalë: punonte çalthi.