Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cakull
cakull:

cáku/ll,-lli m. sh. -j(t) cakë.

Të ngjashme:
cakule:

cakúl/e,-ja f. sh. -e(t) 1. cakë a trastë e vogël. 2. flluskë në lëkurë; gungë, xhungë.

dakull:

dákull ndajf. 1. lakuriq; zbrazët. 2. si i ngrirë; shakull.

akull:

áku/ll,-lli m. sh. -j(t) 1. ujë i ngrirë: shtresë (copë, hell) akulli; balet në akull; vë në akull; akull i thatë (spec.) gaz karbonik i ngurtësuar. 2. si mb. shumë i ftohtë: m’u bënë duart akull; / shumë i pastër: e mban shtëpinë akull. 3. si ndajf. shumë (me mbiemrin i ftohtë): akull i ftohtë.

cakul:

cakúl,-e mb., edhe si em., gungaç, kurrizdalë.

çakall:

çak/áll,-álli m. sh. -áj(të) dhe -éj(të) 1. zool. kafshë grabitqare, më e vogël se ujku e me qime të kuqërreme, që angullin fort: tufë çakejsh; çakalli bëri kërdinë, ujkut i doli nami (fj. u.). 2. fig. keq. njeri gjakpirës; ai që bërtet fort e kërcënon të tjerët.