Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës caktoj
caktoj:

cakt/ój kal., -óva, -úar 1. jap sasinë, masën, vlerën ose vendin e diçkaje; vendos për kohën e diçkaje, për qëndrimin që duhet mbajtur ose për mënyrën e veprimit; e lë ose e ndaj për një qëllim a për një punë: caktoj çmimin; caktoj kufijtë; caktoj vendin e takimit; caktoj kushtet; caktoj truallin e shtëpisë. 2. e ngarkoj dikë me një detyrë a për një punë; emëroj: e caktoj përgjegjës. / pës. caktóhem.

Të ngjashme:
faktoj:

fakt/ój kal., -óva, -úar e vërtetoj diçka me fakte. / pës. faktóhet v. III.

çakloj:

çakl/ój kal., -óva, -úar gris; bëj lecka-lecka.

çartoj:

çart/ój kal., -óva, -úar 1. prish. 2. edhe jokal., shkalloj, çmend.

aktroj:

aktr/ój jokal., -óva, -úar teatr. luaj në teatër.

baltoj:

balt/ój kal., -óva, -úar lyej me baltë: baltoj murin.