Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cakos
cakos:

cakósI kal., -a, -ur bised. 1. e mbush dhe e ngjesh fort sa nuk nxë më: e cakosi thesin. 2. fig. mbledh pak e nga pak me kursim të madh. / pës. cakóset v. III.

cakos:

cakósII kal., -a, -ur bised. e zë duke bërë diçka të keqe; e zë me presh në duar. / pës. cakósem.

Të ngjashme:
ajkos:

ajkós kal., -a, -ur i hedh ajkë: ajkos qumështorin. 2. fig. bised. e bëj më të këndshëm, e ëmbëlsoj, e lezetoj: e ajkosën muhabetin.

balos:

balós kal., -a, -ur 1. i vë dikujt një balë; njollos. 2. fig. turpëroj, i vë njollë.

barkos:

barkós kal., -a, -ur bised. 1. v. III të fryn barkun, të bie rëndë: më barkosi uji; / edhe v. I, e mbush sa fryhet: e barkosa trastën me lesh. 2. përvjel dhentë a dhitë në pjesën e barkut.

baros:

barós kal., -a, -ur spërkat me bar (pemët etj.). / pës. baróset v. III.