Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cakordoj
çakordoj:

çakord/ój kal., -óva, -úar muz. i prish akordin një vegle muzikore; kund. akordoj.

Antonime:
akordoj
Të ngjashme:
akordoj:

akord/ój kal., -óva, -úar 1. muz. harmonizoj zërat ose veglat muzikore, vë në akord; kund. çakordoj: akordoj pianon. 2. libr. përshtat, pajtoj, përputh: akorduan pikëpamjet. 3. i jap dikujt një të drejtë a një mbështetje sipas meritave: i akordoj një bursë (një të drejtë studimi, një dekoratë).

cakërroj:

cakërr/ój kal., -óva, -úar bised. 1. përpjek lehtë, çokas: cakërruan gotat; cakërroi kokën te dera; jokal. v. III fig. nxjerr tingull të lehtë. 2. fig. acaroj fjalët me dikë.

çakordim:

çakordím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljeve.