Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cakerrit
çakërrit:

çakërrít (çakërrís) kal., -a, -ur bised. i hap shumë sytë, zgurdulloj; i hap shumë këmbët.

Sinonime / Të përafërta:
zgurdulloj
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...veglave, por plaka Nicë klithi edhe më fort dhe veglat heshtën si të trembura. Gjenerali pa se si grumbulli rreth saj lëvizi, sikur diçka po e zvarriste dhe se si, më në fund, plaka Nicë u shkëput nga njerëzit dhe u hodh përpara. Ai e pa për herë të parë atë fytyrë thatime, të verdhë, me sy të çakërritur plot me lot, atë trup fare të shkarpët. Ç'bën ajo, ç'do ajo, pse qan? pyeti gjenerali, që u zhdeh papritur. Por askush nuk u përgjigj. Njerëzit u sulën pas plakës Nicë, dy gra e zunë për krahu dhe deshën ta kthenin me të mirë pas, por ajo thirri dhe u shkëput dhe erdhi e ndaloi përpara gjeneralit...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
cakërrim:

cakërrím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljeve.

cakërri:

cakërrí,-a f. shi i ftohtë e me borë; llohë; acar: bënte cakërri.

cakërran:

cakërrán,-e mb., edhe si em., bised. mendjemadh; mendjelehtë.

cakërroj:

cakërr/ój kal., -óva, -úar bised. 1. përpjek lehtë, çokas: cakërruan gotat; cakërroi kokën te dera; jokal. v. III fig. nxjerr tingull të lehtë. 2. fig. acaroj fjalët me dikë.

çakërdis:

çakërdís kal., -a, -ur bised. 1. përhap andej-këtej; i bëj të ikin në rrëmujë; fig. ngatërroj, bëj rrëmujë: i çakërdisi dhentë (pulat); e çakërdisi punën. 2. fig. i prish mendjen, e marros; e hutoj; jokal. çakërdisem: e çakërdisi djalin; çakërdisi fare.