Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cakerdis
çakërdis:

çakërdís kal., -a, -ur bised. 1. përhap andej-këtej; i bëj të ikin në rrëmujë; fig. ngatërroj, bëj rrëmujë: i çakërdisi dhentë (pulat); e çakërdisi punën. 2. fig. i prish mendjen, e marros; e hutoj; jokal. çakërdisem: e çakërdisi djalin; çakërdisi fare.

Sinonime / Të përafërta:
ngatërroj
çakërdisem
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...të vogël të parave të marra. Ata nuk ia dinin kokën atij. Anëtarët e dërgatës rrinin si të mbërthyer mbi ndenjëset e larta. Njeriu i kërrusur, që e kishte nëmur aq rëndë plaka Ajkunë, ishte midis tyre. Këto mbledhje po më bëheshin të bezdisshme. E aq më tepër kur ishte fjala për gjuhën e çakërdisur të rrugorëve, pas përkthimit të së cilës dy ditë rresht nuk më ikte dhembja e kokës. Për mua të dy palët, edhe ujorët, edhe tokësorët, ishin një lloj të panjohur, por, së paku, ujorët flisnin pastër dhe me saktësi. Kurse pas një orë bisedimesh të rrugorëve, tryeza dukej sikur pahitej me pluhurin...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
batërdis:

batërdís kal., -a, -ur bised. shkatërroj krejt, rrënoj; dërrmoj.

çakërrit:

çakërrít (çakërrís) kal., -a, -ur bised. i hap shumë sytë, zgurdulloj; i hap shumë këmbët.

cakërrim:

cakërrím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljeve.

çakërdisem:

çakërdísem vetv. e çakërdis: u çakërdisën si zogjtë e korbit; iu çakërdis gjumi i iku gjumi; u çakërdis nga mendtë u çmend. / pës. çakërdísem.

çakërdisje:

çakërdísj/e,-a f. veprimi dhe gjendja sipas foljeve.