Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës cakcak
cakcak:

cakcák,-u m. sh. -a(t) zool. qukapik.

Sinonime / Të përafërta:
qukapik
Të ngjashme:
çakmak:

çakmák,-u m. sh. -ë(t) mjet i vogël xhepi, me gaz, me benzinë a me alkool, për të ndezur cigaren: gur çakmaku.

caktar:

caktár,-i m. sh. -ë(t) 1. lojtari që ruan cakun a kufirin në disa lojëra popullore. 2. ai që cakton çmimin e një malli në treg. 3. fig. njeri i fjalës e i besës.

ikacak:

ikacák,-e mb., edhe si em., keq. që ikën a që largohet prej diku a prej rrezikut.

palcak:

palcák,-u m. sh. -ë(t) 1. rruaza e qafës; zverk. 2. palcar.

cacas:

cácas ndajf. ngadalë e me kujdes për të mos u rrëzuar: ecte cacas.